Insajderi
Biznes

Në Angli rihapen të gjitha bizneset

Insajderi
15 June 2020 - 10:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në Angli rihapen të gjitha bizneset
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetëm bizneset e gjykuara thelbësore, si tregjet ushqimore dhe farmacitë kanë qendruar të hapura gjatë gjithë fazës së kufizimit, dekretuar në fund të marsit për luftën kundër pandemisë.

Në total, rreth 42 000 persona të testuar pozitiv me COVID-19 kanë humbur jetën në vend.

Duke marrë shkas nga ulja e numrit të të vdekurve dhe shtrimeve në spital, qeveria filloi të lehtësojë masat në Angli dhe autorizoi në fillim të qershorit rihapjen e pjesshme të shkollave si dhe tregjeve në hapësira të hapura dhe koncesionarëve të automjeteve.

Sot, do të jenë mijëra biznese “jo thelbësore” si dyqanet e veshjeve, librave apo produkteve elektronike, që do të mund të hapen, si dhe kopshtet zoologjike, parqet, kinematë drive-in dhe vendet e kultit, por vetëm për lutje individuale.

Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në transport, por edhe në dyqane.

“Njerëzit mund të bëjnë blerje me besim”, deklaroi kryeministri Boris Johnson, gjatë një vizite në një qendër tregtare në lindje të Londrës, ku ai vëzhgoi masat e vendosura.

Kjo rihapje e dyqaneve është e rëndësishme për ekonominë e Britanisë së Madhe, që është goditur rëndë kriza si pasojë e pandemisë. PBB-ja e vendit u ul me 20,4% në prill.

Bizneset me pakicë jo-thelbësore punësojnë 1,3 milionë persona dhe kontribuojnë me 46,6 miliardë stërlina në ekonomi çdo vit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark