Insajderi
Biznes

Mustafa merr vendime të reja drejt përshpejtimit të pagesave të granteve

Insajderi
16 June 2020 - 10:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mustafa merr vendime të reja drejt përshpejtimit të pagesave të granteve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pas lehtësimit të masave mbi menaxhimin e COVID-19, përmes dy vendimeve të reja të cilat hyjnë në fuqi më 22 qershor, ka inkurajuar fermerët dhe agro-përpunuesit që të vazhdojnë punën e tyre të pandalshme në zbatimin e projekteve të granteve.

Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se janë shfuqizuar dy vendime pezulluese, me qëllim që përfituesit e granteve të përfitojnë pagesat e tyre sa më parë.

Vendimi i datës 16 mars 2020 për pezullimin e përkohshëm të afateve për zbatimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019. Me shfuqizimin e vendimit në fjalë, obligohen të gjithë fermerët përfitues të projekteve të Programit të Zhvillimit Rural 2019, t’u përmbahen afateve procedurale të përcaktuara sipas udhëzimit administrativ për masat dhe kriteret e përkrahjes për zhvillim rural për 2019, të datës 21.05.2019.

Vendimi i dytë ndërlidhet me shtyrjen e afateve procedurale për marrjen e lejeve dhe licencave, lidhur me fushën e hortikulturës, produkteve për mbrojtjen e bimëve, plehrave, mbrojtjes së bimëve, farërave, blegtorisë, pylltarisë, verëtarisë dhe shërbimeve këshilluese për bujqësi./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark