Mbrojtja e disertacionit dhe punimi i tij “Raportet Nërgrupore në shoqëritë pas-konfliktit: Promovimi i kontaktit ndërgrupor dhe kërkim faljes” u vlerësua me sukses maksimal nga bordi vlerësues.
Në këtë punim, Shpendi analizoi faktorët lehtësues dhe frenues të kontaktit ndërgrupor dhe kërkim faljes përmes zbatimit të modeleve të ekuacionit strukturor.
Stafi i AAB, i përbërë tashmë nga shumë doktorë shkencash është i fokusuar tutje në procese të tilla avancuese brenda dhe jashtë vendit, duke rikonfirmuar pozicionin e tij si i pari nga të gjitha institucionet jopublike në vend.
Në proces të përfundimit të studimeve të doktoratës janë edhe dhjetëra ish-studentë të Kolegjit AAB.
AAB njihet si njeri ndër kolegjet më të suksesshëm ne vendin tonë, duke ofruar mundësi të shumta për studentet të cilët zgjedhin këtë kolegj për tu profilizuar dhe avancuar. E sigurisht rol të madh luan këtu edhe stafi i profesorëve të cilët janë të dëshmuar dhe të certifikuar në lëmit e tyre përkatëse.