Mustafa: Qosja shkrimtar i mirë por komentet e tij politike janë të parëndësishme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Qosja shkrimtar i mirë por komentet e tij politike janë të parëndësishme

    Insajderi
    11 March 2016 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Isa Mustafa ka folur për akuzat që akademik Rexhep Qosja i bënë vazhdimisht qeverisë së tij dhe personalisht atij, duke i cilësuar si të parëndësishme.

    “Qosja është shkrimtar i mirë dhe është një aset i rëndësishëm akademik por kritikat e tij në politikë janë të parëndësishme sepse nuk i kontribuojnë debatit publik”, ka thënë Mustafa në emisionin “Komitet”.

    Sipas tij, akuzat e Qosjes nuk i përkasin një personaliteti akademik sikurse Qosja sepse janë të shkruara me një gjuhë që nuk i ndihmon politikës.

    Qosja e kishte quajtur qeverinë e Mustafës edhe fashiste dhe se Mustafa me presidentin e zgjedhur Hashim Thaçin po i fyejnë të gjithë qytetarët me veprimet e tyre.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark