×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Sony lanson një mini-kondicioner ajri i cili mund të bartet brenda veshjes së njeriut

    Insajderi
    11 July 2020 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania Sony ka lansuar një mini-kondicioner i cili mund të bartet brenda këmishës së një personi, ndërsa pajisja mund të përdoret edhe gjatë kohës kur gjendemi në ambientet e jashtme.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Reon Pocket, e cila ka madhësinë e një kulete, peshon 85 gramë dhe mund të kontrollohet përmes një aplikacioni nga një telefon i avancuar.

    Sony has released the Reon Pocket, a personal air conditioner that can fit inside a person's shirt and cool their torso even when outdoors

    The device can be controlled through a smartphone companion app and supports both cooling and heating modes to make it useful year-round

    Mbi të gjitha, kompania po shet bluza me porosi, të cilat janë të dizajnuara enkas për vendosjen e aplikacionit në pjesën e pasme të jakës së këmishës.

    Bateria e kësaj pajisjeje mund të funksionojë për 90 minuta, megjithëse i duhen plot dy orë për t’u rimbushur, ajo përdoret gjatë motit me tempertura të larta dhe të ulëta.

    Reon Pocket për momentin është në dispozicion në Japoni, ndërsa kompania nuk ka vendosur ende që ta lansojë atë në ndonjë treg tjetër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark