Insajderi
Biznes

Oda e Afatizimit kërkon përkrahje për prodhuesit vendor

Insajderi
14 July 2020 - 15:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Oda e Afatizimit kërkon përkrahje për prodhuesit vendor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mundësitë e bashkëpunimit për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe vështirësive të shkaktuara si pasojë e pandemisë, përkrahja e prodhuesve vendor, rëndësia e diskutimit paraprak të Pakos së Rimëkëmbjes me komunitetin e biznesit dhe specifikat që përmban për përkrahje të tyre, e sfidat me të cilat po përballen prodhuesit vendor me rrjetet e marketeve ishin arsyeja e takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe bizneseve me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Në këtë takim u shpalosën shqetësimet e bizneseve, rëndësia e mbështetjes së tyre të cilat janë dëmtuar nga pandemia dhe rëndësia që të përkrahen prodhuesit vendor çoftë nëpërmjet ofertave apo lirimit të plotë të lëndës së parë si për furnizime brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Po ashtu nga OAK u kërkua që të trajtohen me prioritet kërkesat e rreth 30 bizneseve të cilat kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik e të cilat janë në pritje për shqyrtim tash e disa vite.

Gjatë këtij takimi u kërkua që të subvencionohet prodhimi vendor me 10 për qind, të krijohen politika mbrojtëse e tek tenderimet publike përparësi t’ju jepet prodhimeve vendore.

Ministri Krasniqi ritheksoi se do të jetë gjithherë përkrahës i bizneseve pasi që nga këto varet edhe zhvillimi ekonomik i vendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark