Buka nuk është një përbërës që vetëm duhet të ngopesh me të, por ajo duhet të përmbajë vlerat ushqyese që trupit i duhen për një jetë sa më të shëndetshme. Tani të gjithë e dijmë rëndësinë e bukës së shëndetshme, duke dëgjuar edhe këshillat e dietologëve dhe mjekëve specialistë.
Kosovarët dita ditës kanë filluar që të përzgjedhin ushqimet për konsumim dhe janë vetëdijësuar për efektet që ushqimet mund të sjellin në trupin e tyre. Këtë gjë dietologët e shohin si një emancipim pozitiv të shoqërisë, duke vlerësuar vetëdijësimin ndaj ushqimit të shëndetshëm.
Ata thonë që një ndër përbërësit kryesor për një jetë të shëndetshme është buka, duke përfshirë edhe të gjitha llojet e brumërave.
“Tradita jonë e ushqimit është fokusuar gjithmonë tek brumi. Ne si shoqëri, përbërësin kryesor në tryezat tona e kemi bukën. Ajo përdoret në çdo vakt të ditës për të shoqëruar ushqimet e tjera. Prandaj, gjithmonë ne rekomandojmë që buka të përzgjidhet me shumë kujdes. Mos e merrni bukën për tu ngopur, por merreni bukën që ka vlera ushqyese dhe bukën që prodhohet në mënyrë të sigurtë” – thot një dietolog i njohur Kosovar.
Gjithashtu, studiues të njohur në botë kanë dhënë versionin e tyre të përzgjedhjes së bukës. Ata thonë që bukët mund të prodhohen në mënyra dhe kushte të ndryshme. Ata rekomandojnë që buka më e mirë është ajo që prodhohet në fabrikat e mëdha, të cilat prodhojnë sasi të mëdha në mënyrë automatike, duke evituar prekjet me dorë dhe si rrjedhojë, evitimin e viruseve dhe bakterieve të ndryshme.
Të tilla fabrika tashmë kemi edhe në Kosovë. Një ndër ta është Premium Bakery, fabrika më e madhe e prodhimit të bukës dhe pjekurinave të tjera jo vetëm në Kosovë, por edhe në Rajon. Përpos prodhimit automatik, Premium Bakery në fabrikën e saj ka edhe laboratorin, me të cilin kontrollojnë lëndën e parë, cilësinë e produkteve dhe vlerave ushqyese. Pra, kjo fabrikë nga dietolog të ndryshëm në rajon është konsideruar si fabira me kushtet më të mira për prodhimin e bukës dhe produkteve tjera.
Ju rekomandojmë që gjithmonë të keni parasyshë shëndetin tuaj dhe familjes suaj, para se të përgjidhni një bukë në raftet e dyqaneve.