Insajderi
Biznes

Elon Musk po synon të krijojë çipa për shërimin e sëmundjeve

Insajderi
24 July 2020 - 08:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Elon Musk po synon të krijojë çipa për shërimin e sëmundjeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Elon Musk gjatë zhvillimit të projektit të ri, ka promovuar idenë e zhvillimit të “interfejsit” përmes të cilit do të mund të shëronin sëmundje të ndryshme në tru, por edhe të përmirësojë aftësitë e një njeriu, shkruan Independent.

Themeluesi i “Space X” dhe “Tesla”, ka zbuluar detaje të reja për këtë projekt, “interfejsin” e trurit dhe kompjuterit të quajtur “Neuralink”, duke konfirmuar në Twitter se në të ardhmen njerëzit do të mund të “dëgjojnë” muzikë duke mos përdorur veshët. E gjitha çfarë kanë nevojë është një çip, transmeton telegrafi.

Musk këtë funksion e ka paralajmëruar derisa e promovonte mundësinë e prodhimit të tij, që sipas tij mund të përmirësoj lëndimet në tru, bosht kurrizor dhe të funksionojë në kombinim me inteligjencën artificiale, duke mos anashkaluar asnjëherë përmirësimin e aftësive të një njeriu.

Në të njëjtën kohë ndërmarrësi i teknologjisë tha se kompania e tij akoma ka nevojë të kryej hulumtime siç është përmirësimi i sinjalit, mbyllja e mbushjes induktive, duke u bërë apel ekspertëve të kësaj fushe që t’i bashkohen ekipit të “Neuralinkut”.

E promovimi i “Neuralinkut” nuk ka kaluar pa e tërhequr vëmendjen e përdoruesve të internetit. Ata janë pushtuar nga teori të ndryshme të konspiracionit, në veçanti sa i përket pandemisë së koronavirusit dhe idesë që miliarderi Bill Gates mund ta përdor për vaksina.

Madje disa përdorues të rrjeteve sociale, kanë vërejtur që çipat në kokat e njerëzve “tingëllon” si një fillim i një filmi futuristik që nuk e ka fundin e lumtur.

Themeluesi i “Tesla” dy javë më parë ka dhënë më shumë informacione për aftësitë e “Neuralink”, duke konfirmuar se kjo teknologji mund potencialisht t’i shëroj njerëzit nga varësitë e ndryshme dhe depresioni duke ndërruar kiminë e sinjaleve të trurit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark