×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    A dëshironi të keni banesë në deti vetëm dy ore rrugë larg Prishtinës?

    Insajderi
    11 November 2019 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    A dëshironi të arrini në banesën tuaj në bregdet për dy orë? A dëshironi që për çdo fundjavë të shkoni në deti?

    A dëshironi të keni apartament në zonën më të qetë bregdetare në Shqipëri?

    A dëshironi të bëheni pronar i një apartamenti me çmim më të lirë sesa blerja e një banese në Fushë-Kosovë?

    Këtë ua ofron kompania kosovare “Uni Projekt”, e cila po ndërton apartamente në bregdetin e Talës, vetëm 12 kilometra larg Milotit.

    Talja është një destinacion krejtësisht i ri për t’u zbuluar. Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e favorshme, janë arsyet pse duhet të keni një apartament në Tale.

    Plazhi i Tales në Lezhë është një zonë e virgjër gati-gati e panjohur për shumë kënd, por që kohët e fundit ka filluar të frekuentohet nga pushues të shumtë.

    Ndërtimet në zonë janë fare të rralla. Ndërtimi po kryhet me kritere të rrepta urbanistike të cilat nuk lejojnë objekte banimi më afër së 250 metra nga vija bregdetare.

    Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 7 kilometër me një gjerësi rëre që shkon nga 100 në 150 metër duke filluar nga cepi i lagunave deri në fillim të derdhjes së lumit Mat.

    Vlerësohet si një plazh familjarë dhe që mund të ndjesh shumë privatësinë dhe qetësinë. Mjekët në Shqipëri e rekomandojnë për sëmundje të shumta për shkak të nivelit të lartë të jodit që ka.

    Pikërisht në këtë zonë, kompania ndërtimore “Uni Projekt”, e cila përvojën e saj shumëvjeçare e ka sjellë nga Austria, është duke ndërtuar një bllok apartamentesh luksoze.

    Ky objekt përbëhet nga dy hyrje me nga 7 apartamente në kat me sipërfaqe nga 65.50 m2, 58.30 m2, 56.40 m2, 52.50 m2, 68.40m2, 58.30m2 dhe 68.30m2. Të dy hyrjet kanë ashensorë.

    Pjesa e parë e ndërtimit pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm. Derisa, pjesa e dytë në fund të vitit.

    Për më shumë informata: +38344193488

    +38344909300

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark