Pas publikimit të fotografive ku shihet duke u puthur e përqafuar me Beartin, është deklaruar ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni.
Sipas saj, për lidhjen e tyre ishte në dijeni produksioni, por jo edhe Arjon Konomi, i cili është opinionist i rregullt në këtë emision.
“Olsa ka qenë në dijeni, Arjani jo edhe në vazhdimësi gjatë kohës fillimit dhe vazhdimit të njohjes tonë produksioni ka qenë i informuar prej meje unë kam treguar kur kam shkuar në Kosovë kam treguar që kisha komunikim me Beartin dhe që kishim pas një lidhje. Pas kësaj nuk dija si të veproja, ndjeja një përgjegjësi morale dhe ligjore sigurisht dhe respekt vazhdoj të kem respekt ndaj produksionit. Andi gjithashtu ka qenë në dijeni, ka qenë i informuar por u gjend në këtë situatë dhe nuk dinte çka të bënte dhe çka të thoshte dhe nuk kishte çka të thoshte”, ka deklaruar Tea.