Insajderi
Lajme

A do ta pranojnë Fatmir Limajn? PDK mblidhet sot

Insajderi
11 May 2026 - 12:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A do ta pranojnë Fatmir Limajn? PDK mblidhet sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po afrohen, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës pritet të mblidhet sot për të diskutuar përgatitjet për to.

Takimi është planifikuar të nisë në orën 16:00, dhe në të pritet të trajtohet edhe çështja e mundshme e rikthimit të Fatmir Limajt në këtë subjekt politik.

Kthimi i “Çelikut” po konsiderohet ndër çështjet kryesore politike brenda PDK-së. Situata është nxitur pas një letre që Fatmir Limaj i ka dërguar kryetarit të kësaj partie, Bedri Hamza, të premten, ku ai ka kërkuar që të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë pa kushte.

Kthimin e tij në këtë parti e kanë kërkuar edhe disa figura të njohura të këtij subjekti.

Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku përmes një postimi sot në Facebook, tha se po të varej nga ai, Fatmir Limaj do të duhej të ishte pjesë e kësaj partie, megjithatë kjo, siç tha, pritet të vendoset në mbledhjen e kryesisë së këtij subjekti politik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark