Insajderi
Lajme

A do të jenë edhe nesër në protestë? Endriti e Klestori japin përgjigjen

Insajderi
17 September 2026 - 21:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A do të jenë edhe nesër në protestë? Endriti e Klestori japin përgjigjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, dhe djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Klestori Veseli, janë pyetur sonte gjatë protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë nëse do të jenë pjesë e protestës së thirrur nga OVL-UÇK-ja për nesër.

Endrit Thaçi ka konfirmuar se do të marrë pjesë, duke i bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen protestës.

“Patjetër, patjetër. I ftoj të gjithë të marrin pjesë”, ka deklaruar Endriti.

Ndërkaq, Klestori Veseli ka thënë se do ta mbështesë çdo aktivitet që lidhet me këtë kauzë.

“Pa dyshim, çdo gjë që është për këtë kauzë do ta mbështesim”, ka thënë Klestori.

Protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbahet nesër në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark