Insajderi
Lajme

A do të jetë kandidat për president? Deklarohet Ramush Haradinaj

Insajderi
21 June 2026 - 17:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A do të jetë kandidat për president? Deklarohet Ramush Haradinaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lënë të hapur mundësinë që të kandidojë për president të vendit, në rast se emri i tij propozohet nga partitë opozitare.

Ai tha se për shkak të sfidave me të cilat po përballet Kosova, do ta merrte në konsideratë një propozim të tillë.

“Nëse opozita, Aleanca, PDK, LDK do të më kandidonin, do ta shqyrtoja mundësinë e kandidaturës nga opozita. Kosova është në sfida të mëdha, vështirësi e kisha shqyrtua nëse opozita me propozon për president në një garë në seancë”, ka thënë Haradinaj për Tëvë1.

Megjithatë, ai tha se aktualisht nuk është kandidat për president.

Në zgjedhjet e qershorit, e vetmja parti që ka pasur kandidate për presidente ka qenë LDK, me Vjosa Osmanin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark