×
  • Lajme
  • Insajderi

    A do të ketë ende zyrtarë të arrestuar nga rasti ‘Pika’, flet Shefi i operacionit

    Insajderi
    20 March 2022 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i operacionit “Pika”, Bardhyl Haxhimustafa ka dhënë detaje të këtij aksioni, ku të arrestuar mbetën 50 zyrtarë. 48 zyrtarë policor e 2 doganier.

    Grupi i policëve e doganierëve, me ndonjë përjashtim për raste shëndetësore tashmë janë në paraburgim.

    I ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi Haxhimustafa ka treguar se a do të ketë të arrestuar të tjerë.

    “Rasti “Pika” siç edhe e ka potencuar menaxhmeti Inspektoratit të Policor të Kosovës kemi të procedojmë tani se kemi të bëjmë me kategorinë e dhënies së ryshfetit ku edhe kjo bën pjesë në vepër penale korruptive por kjo do kohë që në vazhdim të bëhet identifikimi dhe procedimi i personave të cilët janë të implikuar në të dhe rasti “Pika”, pika-pika nuk dimë ku përfundon”, ka deklaruar ai.

    Pas aksionit “Pika”, në konferencën për media u deklaruar edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i cili konfirmoi se deri tani janë arrestuar 50 persona teksa hetimet janë duke u zhvilluar ndaj 68 gjithsej. 18 të tjerë ndodhen në arrati.

    Kryeprokurori njoftojë se janë duke bashkëpunuar edhe me shtetin shqiptar për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

    “Në moment të zbulimit të identiteti të kryeseve të veprave penale kemi nxjerr aktvendim për hetim të 68 personave, sot jeni njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga shërbimi doganor i Kosovës”, ka thënë Lumezi përcjell Insajderi.

    Theksojmë se provat e cituara në Dosje janë në posedim të organit të akuzës. Një gjykim jo i shkurtër i pret të arrestuarit. dhe jo vetëm ata, por edhe qytetarët që dhanë ryshfet. Edhe ata nuk janë pak. Edhe shumë të tjerë janë në proces identifikimi në bashkëpunim edhe me Republikën e Shqipërisë.

    InDoks | Pika e Zezë e Policisë, Dosja ekskluzive e korrupsionit në Policinë e Kosovë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark