×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A do të ketë më eksperimente në kryeqytet, nënkryetari Zogaj jep përgjigjen

    Insajderi
    03 November 2022 - 18:29

    Me ‘eksperimentin’ e fundit të bërë javën e kaluar, ka përfunduar faza testuese e shndërrimit të unazës së brendshme të kryeqytetit në qarkullim njëkahor.

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj,tha se testimi që u bë edhe në ditë pune do të jetë i fundit, pasi konsiderojnë se kanë të dhëna të mjaftueshme për të marrë vendimin final.

    Ai ka shpjeguar detajet se çka do të bëhet pas kësaj faze.

    Zogaj bëri të ditur se janë në pritje të konkluzioneve nga ekipi i ekspertëve të komunikacionit rrugor të cilët kanë qenë në monitorim të situatës.

    Ekipet janë duke përgatitur planet për t’i prezantuar kam përshtypjen gjatë kësaj jave para kryetarit Rama, në mënyrë që në javët e ardhshme ta marrim vendimin final”, deklaroi Zogaj për Telegrafin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark