×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A do të operohej në QKUK apo në spital privat si Osmani, flet Abazi

    Insajderi
    04 November 2022 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në konferencën e thirrur për media sot u pyet edhe nëse do të zgjedhte QKUK-në përpara spitaleve private për ndonjë ndërhyrje të mundshme kirurgjike.

    Me të dëgjuar pyetjen, Abazi u distancua nga thelbi i pyetjes dhe kaloi në një çështje tjetër, duke diskutuar për cilësinë e barnave.

    Sipas Abazit, duhet të punohet ndaj korrupsionit në shëndetësi dhe të këtë sistem të gatshëm për shërbime cilësore.

    “Do e zgjedhja te bëjmë lufte ne korrupsionin shëndetësor, kemi problem me llojin e kualitetin e barnave, janë linja te veçanta që prodhojnë vetëm për Evropën dhe ballkanin, uni i dua shëndet të mirë presidentes se vendit , ti shërbej vendit kushtetues dhe qytetareve. Përzgjedhja ime si deputet është lufte e pakopmpromis ndaj korrupsionit në shëndetësi dhe qe sistemi publik te jete i gatshëm për shërbime cilësore e garancion e jo shtretër te vdekjes. Nuk është faji i te gjithë personelit, ka problem nga e kaluara qe kontrollohet nga rrjete te sistemit”, ishte përgjigjia e Abazit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark