Insajderi
Lajme

A do të pranohet dorëheqja e Abdixhikut? Jehona Lushaku-Sadriu zbulon hapat e radhës në LDK

Insajderi
13 January 2026 - 14:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A do të pranohet dorëheqja e Abdixhikut? Jehona Lushaku-Sadriu zbulon hapat e radhës në LDK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se Kryesia do të thirret në bazë të statutit, e që më pas do të caktojnë edhe datën për mbledhjen e Kuvendit të kësaj partie, por megjithatë thotë se LDK njihet për demokraci e debat të brendshëm.

 “E besoj që në bazë të statuti ne do të thërrasim edhe mbledhjen e kryesisë edhe aty do të bëhet e ditur ky diskutim dhe do ta caktojmë një datë për Kuvend”, tha ajo.

E pyetur nëse do te pranojnë dorëheqjen e Abdixhikut ajo e lë përgjegjësinë tek siç e quan ajo një debat i brendshëm që kultivohet dhe mbahet gjallë gjithmonë.

 “Kjo është kompetencë absolutisht e secilit anëtarë të Kryesisë edhe besoj që LDK njihet për një debat të brendshëm, për një demokraci të brendshme dhe është tepër e shëndosh që ky debat të kultivohet dhe të mbahet gjallë gjithmonë”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark