×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    A do të rrëzohet presidentja? Deklarohet Buzhala

    Insajderi
    30 March 2023 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Politikani i komunitetit egjiptian, Veton Berisha dhe ai i komunitetit rom, Albert Kinolli po pretendojnë se mandatet e tyre janë marrë nga disa shkelje të mëdha në zgjedhjet e fundi të përgjithshme. Sipas tyre, Iniciativa Rome ka arritur t’ua zë vendin në Kuvend me ndihmë të votave të serbëve të instruktuar nga Lista Serbe. Rasti është duke u trajtuar në Gjykatën Kushtetuese.

    Ky proces gjyqësor u raportua se mund ta rrëzojë presidenten Vjosa Osmani nga pozita e shefes së shtetit.

    Por kështu nuk mendon gazetari Berat Buzhala.

    Përmes një statusi në Facebook, Buzhala tha se nuk do të rrëzohet Presidentja e as të të bie Qeveria.

    “Nuk rrezohet Presidentja. Nuk bjen qeveria”, shkruan Buzhala.

    Ndryshe, lajmi i publikuar nga “Gazeta 10” ku thuhej se një vendim që pritet të merret nga Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë presidenten Vjosa Osmani nga pushteti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark