Insajderi
Insajderi

A doli Haxhiu kundër Kurtit? Përkujton Natën e Tmerrit të kryer nga kriminelët e udhëhequr nga Ivanoviq

Insajderi
03 February 2023 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A doli Haxhiu kundër Kurtit? Përkujton Natën e Tmerrit të kryer nga kriminelët e udhëhequr nga Ivanoviq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka përkujtuar Natën e Tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 ku u vranë 10 shqiptarë dhe u dëbuan rreth 12 mijë banorë. Një nga personat që u akuzua për këto krime ishte edhe Oliver Ivanoviq.

Në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, para dy jave kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte zgjedhur fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të tij.

Ndërsa sot Haxhiu ka përkujtuar krimet e kryera 23 vjet më parë në veri të Mitrovicës. Një nga personat që u akuzua për këto krime ishte Ivanoviq.

Në një postim në “Facebook” Haxhiu, ka shkruar se Serbia ka kryer shumë krime në Kosovë.

“Kur të gjithë besonin se çlirimi i Kosovës ishte kryer në qershorin e vitit 1999, në prani edhe të forcave e misionit ndërkombëtar, tetë muaj më pas, në veri të Mitrovicës popullësia shqiptare po përjetonte një tmerr tjetër. Ishte kjo Nata e Tmerrit e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku 10 shqiptarë u ekzekutuan, 1564 familje u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe 11364 persona të tmerruar, dhunshëm u detyran të largohen për të gjetur strehim për sigurinë e jetës së tyre”, shkroi Haxhiu.

Ndryshe sot janë bërë plot 23 vjet nga masakra që ndodhi natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, me ç’rast ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

Në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të viti 2000 janë vrarë, Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.

Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP i Serbisë, në krye ish-komandantin, Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë, ndërsa, Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark