×
  • Lajme
  • Insajderi

    A duhet të ftohet Dick Marti si dëshmitar në Gjykatën Speciale ku po gjykohet krerët e UÇK-së?

    Insajderi
    08 May 2022 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, po kërkohet të ftohet si dëshmitar në Gjykatën Speciale e cila u themelua duke u bazuar pikërisht në raportin e përpiluar nga ai e ku pretendohej se UÇK-ja kishte kryer trafikim të organeve.

    E ftuar në InDoks, Nevenka Tromp, e cila ka qenë udhëheqëse e ekipit të hulumtuesve në Tribunalin e Hagës për Krime Luftë në Ish-Jugosllavi po e kërkon një gjë të tillë.

    Tromp është këmbëngulëse se Marti duhet të dëgjohet si dëshmitar.

    “Absolutisht se si kjo gjykatë mund të tregojë autoritet dhe integritet nëse personi që ka nxitur krijimin e saj në deklarime krejtësisht të pabaza mund të lihet jashtë procesit ligjor procesi penal juridik ku besimi i  69 votave, në këto momente ndoshta do të vijë më shumë të vendoset. Nuk mund të keni një gjykim, dhe numërim të mundshëm mbrapsht nëse gjyqtarët nuk do të kenë mundësinë të dëgjojnë atë që Dick Marty, personi më përgjegjës për krijimin e kësaj gjykate, për dëgjuar atë, por edhe për ta  ekzaminuar nga afër nga të dyja palët, Prokuroria e mbrojtja”, tha Tromp në InDoks.

    Në anën tjetër avokati amerikan i Thaçit, Pierre Prosper është rezeruar të flas për atë se a duhet ose jo Marti të thirret si dëshmitar.

    Nuk e di, nuk dua të flas për ndonjë kontakt që mund të kemi me Martyn, por ajo që është e qartë për ne është se Specialja është krijuar në bazë të raporti të Martyt. Kjo ishte arsyeja që Dhoma e Specializuar nuk kishin të bënin pastaj asgjë me raportin e Martiryt. Për shkak se nuk ka asnjë referencë dhe asnjë provë  në lidhje me trafikimin e organeve, kështu që pyetja për Bashkimin Evropian është pse ne jemi ende këtu? BE-ja e keni krijuar këtë, dhe raporti i Martyt nuk është as pjesë e akuzës”, tha Prosper për InDoks.

    Dokumentari i plotë InDoks | Gjykata anti-UÇK:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark