Ekspertët kanë thënë se ndjenja e fajit të tradhtisë mund të jetë e rëndë për t’u mbajtur në vete.
T’ia tregosh partnerit një fakt të tillë, me shumë mundësi do të mund t’ia thyente zemren partnerit, por edhe ta shkatërronte totalisht raportin.
Megjithatë, sipas tyre një gjë e tillë duhet të hiqet nga vetja, sepse mund të jetë barrë shumë e rëndë, që mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor.
Nëse nuk mund ta mblidhni veten që t’i tregoni partnerit për një tradhti të mundshme, atëherë duhet të flitet së paku me ndonjë mik, apo ndonjë person që konsiderohet i rëndësishëm dhe i besueshëm.