×
  • Lajme
  • Insajderi

    A e bëri nervoz Latifin kjo kërkesë e Kurtit?

    Insajderi
    06 October 2022 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri më i kritikuar i Qeverisë Kurti, Rifat Latifi, ishte dashur qe tash t’i raportonte këto ditë kryeministrit për 4-5 sukseset e shënuara gjatë këtij viti.

    Por, Rifat Latifi që u bë i famshëm për dembeli në punë dhe energji për udhëtime vendosi që ta shpërfillë kërkesën. Me vetdëshirë vendosi që të kaloj në grupin e ish-ministrave të Shëndetësisë.

    Gjatë ditës së sotme, pas 10 muajsh “përkushtimi”, Latifi i dha lamtumirën e fundit pozitës së ministrit të Shëndetësisë.

    “Me zhgënjim të thellë, dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive ofroj dorëheqjen”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Latifit për kryeministrin Albin Kurti.

    A mund të jetë kërkesa e Kurtit arsyeja pse Latifi “e lëshoj bajrakun” ?

    Më 14 shtator të këtij viti, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, tha se ka kërkuar nga ministrat e tij që t’i sjellin pesë arritjet që i kanë bërë dikasteret qeveritare gjatë kësaj periudhe, shkruan Insajderi.

    Ai tha se për këtë pas mbledhjes së Qeverisë u ka kërkuar ministrave që të prezantojnë arritjet dhe gjithashtu të tregojnë se ku kanë qenë ngecjet.

    “Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, kërkova nga ministrat që javën e ardhshme të sjellin katër ose pesë arritjet e tyre gjatë qeverisjes një vit e gjysmë. Të shohim se çka kanë arritur këto dikastere, çfarë të keqe e kanë ndalur”, tha Kurti.

    Megjithëse Kurti kërkoi që ti ketë këto rezultate, të njejtat nuk u dhanë edhe para opnionit publik, por, duket se Latifi i ka rënë në fije. Edhe pse e la pozitën sot, bashkëngjitur me letrën e dorëheqjes i njëjti ka thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.

    Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës.

    I njëjti ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.

    Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark