×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    A e dini se Google Maps ka një opsion që ju lejon të “udhëtoni në kohë”?

    Insajderi
    19 February 2024 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është një veçori që nuk është shumë e lehtë për t’u gjetur në shikim të parë, por ky truk mund t’ju lejojë lehtësisht të shihni se si dukej dikur rruga juaj.

    Gjithçka bëhet përmes segmentit Street View, të cilin Google e ka lëshuar shumë kohë më parë në mënyrë që të shikoni një rrugë në një mjedis “real”.

    Pamjet e rrugëve janë përditësuar, por kjo nuk do të thotë që të vjetrat janë fshirë, shkruan Alsat.m.

    Ky është pikërisht fakti nga i cili mund të përfitoni, dhe është mjaft e lehtë:

    1. Hapni Google Maps
    2. Zgjidhni vendndodhjen ose adresën që dëshironi
    3. Aktivizoni Street View duke zvarritur ‘vogëlushin’ e verdhë nga këndi i poshtëm djathtas
    4. Në pjesën e sipërme të majtë, nën zonën e kërkimit, do të shihni “See more dates” (shiko më shumë të dhëna”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark