Nëse shpenzoni 15 minuta në ditë në vetmi të plotë, duke lexuar një libër, duke medituar ose thjesht duke parë tavanin, mund t’iu bëjë të ndiheni më mirë: më pak…
Nëse shpenzoni 15 minuta në ditë në vetmi të plotë, duke lexuar një libër, duke medituar ose thjesht duke parë tavanin, mund t’iu bëjë të ndiheni më mirë: më pak nervozë, më pak të stresuar dhe në paqe me botën. Këto janë rezultatet e dala nga një studim i bërë nga psikologë amerikanë të Universitetit të Rochester, Nju Jork, dhe të botuar në revistën Personality and Social Psychology .
Studimi
Në studim u përfshinë 114 të rritur të cilëve iu kërkua të uleshin vetëm për çerek ore, atyre iu kërkua të plotësonin pyetësorë të detajuar dhe shkencërisht të vërtetuar nga të cilët doli se ata që e kishin përdorur këtë çerek ore në vetmi kishin më pak emocione negative, duke përfshirë nervozizmin dhe agjitacionin, krahasuar me ata që nuk kishin përfituar nga ato momente pak izoluese, por dukshëm fitimprurëse.
Një studim i mëvonshëm tregoi se kishte njerëz që përfitimet e paqes dhe relaksit nuk vareshin nga mënyra se si e shpenzonin atë kohë të dobishme: nëse lexonin apo mendonin gjera të ndryshme, megjithatë rezultati i mirëqenies pas një çerek ore, ngjallte një ndjenjë vetmie, kësaj radhe në kuptimin negativ.
Një zgjedhje aktive
Hulumtimi, siç raportohet nga vetë autorët, tregoi se vetmia, edhe pse zbut aspektet madje pozitive të socialitetit, mund të nxisë mirëqenien mendore, të shpërbëhet. Dhe ky përfitim nuk varet nga ajo që ju bëni kur jeni vetëm.
Hulumtuesit gjithashtu shkruan se “vetmia mund të çojë në relaksim dhe zvogëlim të stresit kur individët në mënyrë aktive zgjedhin të jenë vetëm”. Kjo ndodh, vetëm nëse dhe kur vendosim të jemi vetëm.
Për të përmirësuar shëndetin dhe për të larguar stresin ndoshta duhet ushtruar e drejta për të qenë vetëm herë pas here. Me fjalë të tjera, vetmia, si shumë gjëra të tjera, është e mirë nëse është një zgjedhje dhe për aq kohë sa nuk zgjat shumë.