×
  • Lajme
  • Analiza

    A e kontrollon Dejona Mihali edhe Xhelal Sveçlën? Kjo foto nxit dyshime

    Insajderi
    23 February 2023 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është veç koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, cilësohet edhe si pjesë e Grupit të Tiranës, por ndikimi që Dejona Mihali ka në partinë e Kurtit duket se del përtej Grupit Parlamentar. Mihali, vërehet se ka ndikim edhe tek ministrat e Qeverisë Kurti. Këtë akuzë së fundmi e hodhi edhe deputeti i pakënaqur i kësaj partie, Haki Abazi, shkruan Insajderi.  

    Një fotografi e publikuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me 28 nëntor të 2022, shton dyshimet që Mihali ka ndikim edhe nëpër ministri. Pa asnjë rol qeveritar, ajo shihet teksa merr pjesë në takimin e ministrit e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi me pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Veri të vendit.

    Në përshkrimin që ministri Sveçla i ka vënë fotografisë ku shihet sofra e shtruar me ushqime nuk ka dhënë asnjë shpjegim për prezencën e Mihalit në këtë takim qeveritar.

    Se Dejoha Mihali ka ndikim edhe në Qeverinë Kurti, përkatësisht vartësit e Albin Kurti e tha edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi. Madje ai u shpreh se edhe fjalimet e tyre kontrollohen nga Mihali.

    Demokracia, funksionimi i brendshëm i LVV-së, vendimmarrjet komplekse në dikastere e ministri, diskutimi brenda grupit parlamentar është shumë  më i rëndësishëm se Haki Abazi e se Dejona Mihali, e se kushdo tjetër”, u shpreh Abazi përcjell Insajderi.

    Akuzat e Abazit nuk u lanë pa përgjigje, ishte kryeministri Kurti i cili të martën u përgjigje  duke thënë se janë të pavërteta dhe të pasakta.

    Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, tha Kurti.

    Për rolin e Mihalit në Vetëvendosje foli edhe Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo mohoi se Mihali ushtron kontroll mbi partinë, megjithëse shtoi se ajo ka rol të shtuar brenda VV-së dhe grupit parlamentar, përkundër faktit se është shumë pak e njohur për publikun e gjerë.

    “Unë jam liberale. Nuk kam lejuar asnjëherë të jem kontrolluar nga dikush apo të kem subordinim. Por me Dejonën unë kam pasur bashkëpunim fenomenal me të dhe ka pasur raste kur kemi pasur mospajtime, por i kemi biseduar si njerëz të rritur”, ka thënë Kusari-Lila.

    “Nuk është aspak e vërtetë që më ka shkruar ndonjë fjalim ndonjëherë. Absolutisht nuk e dirigjon. Nuk është e vërteta deklarata e Abazit. Ajo ka rol, por është në kontekst të organizatës pasi bëhet fjalë për një organizatë të madhe politike që funksionon shumë mirë dhe është e shtrirë shumë gjerë”, u shpreh ajo.

    Në deklartën e Kusari-Lilës një fjali është tejet e vërtetë, për atë se për Dejona Mihalin dihet shumë pak. Potencojmë se ajo ka shmangur daljen para kamerave dhe angazhimin publik në Kosovë.

    Me 6 shkurt, pikërisht në ditën kur Abazi akuzoi direkt Mihalin për ndikim, e shkelje të demokracisë, Gazeta Insajderi telefoni të njëjtën. Ajo as pohoi as mohoi asgjë, shkurt u shpreh se “nuk i ka pa deklaratat”.

    Por kush është Dejona Mihali?

    Ani pse Dejona Mihali është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, në web-faqen zyrtare të kësaj partie nuk gjendet biografia e saj, për dallim nga zyrtarët tjerë të VV’së. Si informacion për publikun është dhënë vetëm pozita e saj si ‘Koordinatore e Komiteteve‘.

    Ishte vera e vitit 2016, kur Policia e Kosovës ndaloi Dejona Mihalin të hynte në Kosovë. Ajo ishte ndaluar në pikën kufitare në Morinë, dhe nuk ishte lejuar që të futej brenda territorit të Kosovës.

    Mihali nuk ishte parë në asnjë aktivitet publik në Kosovë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk kishte marrë ndonjë funksion publik gjatë Qeverisë Kurti I apo Qeverisë Kurti II.

    Dejona Mihali nuk kishte qenë në mesin e kandidatëve për deputetë të kësaj partie politike për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Shqipëri. Ajo nuk ka garuar asnjëherë për asnjë funksion publik as në Republikën e Kosovës, për dallim nga kolegët Hysamedin Feraj e Elvis Hoxha.

    Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, para pesë muajve i kishte kërcënuar edhe grevistët e arsimit parauniveristarë me pasoja të mëdha.

    Në media ishte raportuar se Mihali ka qenë njeriu më i pushtetshëm në grupin prej 7 personave, ku përveç saj përbëhej nga Boiken Abazi, Nazlie Bala, Xhelal Sveçla, Ismajl Kurteshi, Fatmire Kollqaku, Elvis Hoxha.

    Shtatë anëtarë të kryesisë së asaj kohe në Vetëvendosje kishin kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme, pas një fyerje të raportuar nga Aida Dërguti drejtuar liderit Albin Kurti.

    Po ashtu, është raportuar se Mihali këmbënguli për rivendosjen e Kurtit si kryetar të partisë duke e quajtur jodemokratike kërkesën e grupit që po largohej që ai të mos kandidonte për kryetar.

    Nuk dihet saktësisht, por në media është raportuar se Mihali është 42 vjeçare e lindur në Tiranë. Ajo ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamentin Filozofi-Sociologji.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark