×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krisje e madhe brenda VV’së, Abazi: Janë dhjetëra deputetë të pakënaqur

    Insajderi
    16 February 2023 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë që brenda partisë ka edhe njerëz të tjerë të pakënaqur, shkruan Insajderi.

    Abazi ka thënë se janë dhjetëra të tillë, madje tha se disa prej tyre edhe kanë folur.

    “Ka shumë  të pakënaqur dhe unë mendoj që janë shtylla e vlerave dhe demokracisë së brendshme të LVV-së, njerëzit të cilët shprehen në një formë ose tjetër…Unë mendoj që kanë folur, do të flasin…”ka deklaruar Abazi në Debat Plus.  

    Unë nuk kam të drejt as nuk dua ta marrë atë të drejt të flas me emra, por janë me dhjetëra që kanë pakënaqësi për mos-funksionimin e duhur me Grupin Parlamentar“, u shpreh ai.

    “I pyetur nëse është i vetmi që ka problem me Kusari-Lilën ai ka thënë “Unë jam i vetmi që e them aq hapur. Sepse nuk jam deputet për ta kthyer kurrizin…”.

    Ai ka thënë që LVV kontrollohet nga Dejona Mihalli.

    ”Ka shumë (pakënaqur), sado që duket kaq e drejtpërdrejt edhe e dhimbshme që duhet të merret në përmendje një emër. Demokracia, funksionimi i brendshëm i LVV-së, vendimmarrjet në dikastere e ministri, diskutimi brenda grupit parlamentar është shumë më i rëndësishëm se Haki Abazi, Dejona Mihali e kushdo tjetër”, u shpreh ai.

    “Ata të cilët kanë problem, ata të cilët nuk kanë gatshimërinë për të shkruar fjalimet e tyre, të cilat duhet të kontrollohen nga Dejona Mihalli,  mund edhe të mos e thonë . mund të jenë më të mençur, mudn të kenë edhe llogari tjera, e nuk e thonë publikisht, mund të kenë minsitra që nuk e duan por nuk e thonë”, ka deklaruar Abazi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark