A e përkrah Suedia heqjen e vizave për Kosovën? - Flet ish-kryeministri Bildt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A e përkrah Suedia heqjen e vizave për Kosovën? – Flet ish-kryeministri Bildt

    Insajderi
    08 November 2022 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kreu i diplomacisë kosovare, Petrit Selimi e ka pyetur ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt, nëse pritet ndonjë ndryshim i madh në politikën e jashtme suedeze pas qeverisë së re atje në raport me Kosovën.

    Selimi e ka pyetur konkretisht rreth qëndrimit për liberalizimin e vizave.

    Bildt ka thënë se s’është ne dijeni as çfarë kanë thënë qeveria e kaluar dhe as cili është qëndrimi i Qeverisë së re, megjithatë ka thënë se do të interesohet për ta gjetur se çfarë mendon Suedia për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    “Më duhet të rrëfej se nuk e di se çfarë ka thënë qeveria e mëparshme për këtë. Ballkani ishte shumë poshtë në listën e tyre të prioriteteve. Qeveria e re ka shumë pak gjasa që të ketë krijuar një politikë për këtë. Do ta zbuloj”, ka shkruar Bildt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark