Shumë shtatzëna, por edhe partnerët e tyre, nuk janë të sigurt a mund ta rrezikojë beben marrëdhënia seksuale. Ja çfarë thonë për këtë mjekët.
Nëse i pyesni mjekët, ata do t’ju thonë që derisa të ekzistojë dëshira për seks, shtatzënia nuk do të duhej të paraqiste pengesë për t’u kënaqur, sepse nuk dëmton as nënën, as beben.
Aq më tepër, shumica e damave kanë vërejtur që marrëdhënia seksuale në këtë periudhë u ka krijuar orgazma më të fuqishme se kurrë më parë.
Nga ana tjetër, ekzistojnë shtatzëna të cilave fare nuk u pëlqen seksi gjatë tërë shtatzënisë. Edhe kjo nuk është asgjë jonormale, edhe ato do të duhej t’i plotësonin nevojat e veta.
Në fakt, nuk ka asnjë kundërudhëzim për të kryer marrëdhënie gjatë shtatzënisë, vetëm nëse është mjeku ai që e ndalon, e në disa raste të veçanta, të tilla si; një shtatzëni me rrezik të lartë apo shëndet i dobët i nënës së ardhshme.
Në fakt, akti nuk dëmton as fetusin as nënën dhe e bën të mundur që një çift të forcojë dhe rrisë lidhjen përmes zbulimit të ndjesive të reja dhe të paprovuara më parë./Telegrafi