"A është kjo e treta e vërteta?", moderatori i RTK-së sikletos Vitinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “A është kjo e treta e vërteta?”, moderatori i RTK-së sikletos Vitinë

    Insajderi
    31 March 2023 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ftuar në Radio Televizionin e Kosovës ka folur në lidhje me gjendjen e sektorit të shëndetësisë, shkruan Insajderi.

    Moderatori i RTK-së e vuri paksa në siklet Vitinë duke e pyetur se a është ky kthim i tij si ministër “i treti i vërteti”.

    Ministri i Shëndetësisë tha se sektori i shëndetësisë është kompleks dhe Qeveria po mundohet të bëjë më të mirën.

    “Është e vërtet sektor kompleks jo vetëm ne Kosovë, por ne krejt boten, marre parasysh periudhën qe kaluam gjate pandemisë. Sektorit te shëndetësisë i ra goditja me e madhe.. por prandaj jemi këtu të mundohemi te bëjmë më te mirën qe ti zgjidhim problemet e Kosovës”, tha Vitia në RTK.

    Ndër të tjera, ai tha se po punohet në aspektin e infrastrukturës ligjore duke përmendur 7 ligje ku do të fokusohet më shumë interesimi.

    “Termi me ngrit ne këmbe është i gjere por jam i sigurt qe jemi duke punuar ne disa shtylla, ndryshimi i legjislacionit, kane ecur proceset përpara dhe për te bere ngitje duhet ta rregullojmë infrastrukturën ligjore, janë 7 ligje ku po punojmë, ne anën tjetër e kemi nënshkruar një dokument dhe plan për investim ne pajisje moderne ne sektorin e shëndetësisë qe qytetaret te ndihen rehat. Dhe e fundit resurset njerëzorë ku po bëjmë pune te madhe”, tha ai në RTK./Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark