Insajderi
Lajme

Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar

Insajderi
12 January 2025 - 19:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër,  Kosova do të jetë më e zhvilluar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para mijëra qytetarëve në Ferizaj tha se me të në krye të qeverisë, Kosova do të jetë më e zhvilluar, me më shumë vende pune si dhe me paga të dinjitetshme.

“Unë ju siguroj që vota juaj për mua si kryeministër, për Partinë Demokratike, për numrin 131 do të thotë Kosovë më e zhvilluar, më shumë vende pune dhe paga më të dinjitetshme”, tha Hamza.

Tutje, Hamza tha se nuk është bamirësi që qytetarit të Kosovës t’iu përmirësohet standardi i jetesës, por detyrim i çdo qeverie.

“Nuk është bamirësi, por është detyrim i çdo qeverie, dhe në këtë rast i imi si kryeministër i ardhshëm, që njerëzve t’ua përmirësojmë standardin e jetesës”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark