Sa herë përmendim emrin Sindi Loci, menjëherë na kujtohet tematika për të cilën është bërë e famshme.
Sindi ra në sy të publikut pasi pranoi se i është përkushtuar shkollës dhe nuk ka pasur kohë për një lidhje stabël ndaj ishte e virgjër. Por pasi pranoi lidhjen me bukuroshin nga Kosova, çfarë ka ndodhur me të?
E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, Sindi e preku ketë pjesë në rubrikën ‘Pyetje Hot’.
E pyetur nga moderatorja e emisionit Ester Bylyku nëse tani që është në një lidhje gjërat kanë ndryshuar për të, Sindi preferoi të marr specin djegës dhe tha: Jam betuar që nuk flas më për këtë pjesë. Më mirë po digjem me spec.