×
  • Lajme
  • Insajderi

    A është Policia e Kosovës ndër institucionet më të besueshme në vend? – Flet eksperti i Sigurisë

    Insajderi
    20 March 2022 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në shumë matje të publikuara nga Policia e Kosovës del që ky institucion zë vendin e dytë për besueshmëri.

    Për të njëjtën gjë nuk po e mendon eksperti i Sigurisë, Bedri Eelezi.

    I ftuar në InDoks për të komentuar aksionin e fundit “Pika”, ku të arrestuar mbetën 48 zyrtarë policorë e dy doganier, Elezi thotë se imazhi i policisë së Kosovës është dëmtuar nga ky operacion por jo me fajin e askujt tjetër pos të vet Policisë së Kosovës.

     Madje ai ka dyshimet e veta edhe për imazhin që është ndërtuar deri tash për këtë institucion dhe ve dyshime mbi hulumtimet e sondazhet që e nxjerrin Policinë si institucion të besueshëm.

    “Merrni dhe shihni se sa stacione të Policisë kanë shpallë policët më të mirë të vitit dhe të gjithë policët më të mirë të stacionit janë, zyrtarë të policisë të cilët kanë shqiptuar më së shumti tiketa dmth faktikisht neve guxojmë të themi se Policia e Kosovës është shndërru në polici të tiketave sepse nuk mund të kemi neve një zyrtar policor të Kosovës të shpallur në një stacion policor më të miri në bazë të rezultatit të shqiptimit të tiketave, mund të kemi si shqetësim numrin e madh të kundër vajtësëve por edhe suksesin e një zyrtari të policisë se ai ka hasur në kundërvajtës”, ka deklaruar Elezi për InDoks të Gazetës Insajderi.

    “Ky është elementi i parë se vlerësimi për të cilin thatë ju më herët se është institucion i besuar është i pasaktë dhe besoj që këto hulumtime janë të porositura sepse megjithatë neve nëse dalim të bëjmë një simulim të vogël mund të shohim se cili është realiteti në terren”, u shpreh ai.

    Elezi gjatë kësaj interviste përmendi disa raste ku sipas tij ka dështuar Policia e Kosovës.

    Madje përmend edhe  një rast konkret.

    “Do të nisim nga një fakt, nisemi nga çështja e rezultateve të Policisë së Kosovës, në njësi të veçanta ose në raste të veçanta të njësisë së Policisë së Kosovës kanë pasur aktivitete të cilat kanë rezultu me mos sukses, ka pasur të shumta. Kemi pasur rrjedhje të informacioneve, kemi pasur dyshime për posedim dhe shpërndarje të drogave të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, ka raste që janë arrest, janë në proces të gjykimit kemi raste të zyrtarëve policor të trafikut ku janë vërejtur duke marrë mjete financiare të qytetarëve me qëllim të lirimit nga vepra, pastaj një problem shumë interesant është, rasti që ka qenë shumë i vështirë, rasti në Gjilan kur një shofer kamioni kishte arritur t’I del jashtë kontrolli kamioni dhe kishte arrit të vrasë disa njerëz ku më vonë sipas një hulumtimi që ne kemi bërë i njëjti kamion ka pasur 17 tiketa të tjera, por asnjëherë nuk ka pasur tiketën se i njëjti kamion ska pasur regjistrim”, ka thënë ai.

    Ndërkohë krejt ndryshe është deklaruar në ditën e konferencës pas aksionit “Pika”, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

    “Një organizatë që është në gjendje që të luftojë të keqën brenda vetvetes është organizatë e shëndoshë”, derisa shtoi se do të vazhdojnë të luftojnë për integritetin e Policisë.

    InDoks | Pika e Zezë e Policisë, Dosja ekskluzive e korrupsionit në Policinë e Kosovës:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark