Insajderi
Insporti

A ia dha fanellën e premtuar Ronaldo pas lojës? Përgjigjet Szoboszlai

Insajderi
15 October 2025 - 12:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A ia dha fanellën e premtuar Ronaldo pas lojës? Përgjigjet Szoboszlai
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dominik Szoboszlai ishte protagonist i natës së mbrëmshme në ndeshjen mes Portugalisë dhe Hungarisë, e cila përfundoi baras, 2:2.

Mesfushori i Liverpoolit e shënoi golin e barazimit në find në Alvalade dhe e shtyu për një muaj kualifikimin e “Seleçao das Quinas” në Botërorin 2026.

Futbollisti kreativ kishte ëndërruar ta ndante një fushë me Cristiano Ronaldon dhe një gjë e tillë kishte ndodhur muajin e kaluar, shkruan “Gazeta Express”.

Në atë kohë, “CR7” i kishte premtuar se do t’ia jepte fanellën e tij në ndeshjen e ardhshme, më saktësisht atë të mbrëmshmen.

Dhe, ëndrra e Szoboszlai më në fund u bë realitet, pas vitesh e vitesh pritjeje.

“Po, e kam marrë fanellën që më ishte premtuar”, u përgjigj me buzëqeshje futbollisti i Liverpoolit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark