Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti, ka treguar nëse pjesëtarët rus janë të përfshirë në veri të vendit.
Ai tha se ka indikacionet se mund të ketë elemente të rusisë, por thekson se institucionet e Kosovës do të bëjnë çmos që të parandalohet dhe të neutralizohet çdo që në raport me sigurinë atje.
“Jemi jashtëzakonisht aktiv në mbledhjen e informatave edhe të kësaj natyre, ka indikacione se mund të ketë elemente edhe të rusisë që janë të interesuara që të shkaktojnë trazira. Jam i bindur se institucionet e Kosovës në koordinim me partnerët ndërkombëtar në neutralizimin dhe parandalimin e kujtdo qoftë në raport me sigurinë atje” – tha Sveçla, përcjell Insajderi.
Ndryshe, Sveçla bëri të ditur se në drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut janë paraqitur afro 600 dorëheqje të zyrtarëve serbë.
“Zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga policia kufitare dhe 10 nga hetimi”, tha Sveçla në një konferencë për media.
Ai tha se policëve serbë u rrezikohet jeta nëse nuk japin dorëheqje, pasi janë të kërcënuar.
Gazeta Insajderi