×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministri Sveçla tregon numrin e saktë të policëve serbë që dhanë dorëheqje

    Insajderi
    07 November 2022 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencën për media të mbajtur për zhvillimet e fundit në veri të vendit, ka treguar numrin e saktë të policëve serbë që dhanë dorëheqje.

    Ai bëri të ditur se numri i policëve që dhanë dorëheqje është 578.

    Në Policinë e Kosovës, në zonën e drejtorisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut janë pranuar dorëheqjet 578 dorëheqje, prej të cilave 461 janë nga policia e rendit publik, 107 janë nga polica kufitare dhe 10 nga hetimi. Dorëheqjet po vinë pas kërcënimeve dhe shantazheve, me ç’rast po rrezikohet edhe ekzistenca e vet këtyre zyrtarëve policor që nuk japin dorëheqje” – tha Sveçla.

    Sveçla theksoi se si Ministri e Punëve të Brendshme po punojnë në ruajtjen e qetësisë publike.

    Derisa, shtoi se situata në veri të vendit është e qetë.

    Me lejoni të theksoj se po ndjekim të gjitha zhvillimet në vend, dhe po punojmë në ruajtjen e qetësisë publike. Aktualisht situata është e qetë” – tha ai.

    Tutje, ai tha se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ligjshëm lidhur me targat.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendime tërësisht të ligjshme lidhur me targat” – tha Sveçla.

    Ndër tjerash, ai ka kërkuar nga mediat dhe gazetarët që të mos keqpërdoren dhe keqinformohen nga burime jo të sigurta të informacioneve që për qëllim kanë vetëm trazira dhe tensionim të situatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark