A ka dhënë Albena Reshitaj dorëheqje nga AAK-ja? Flet Ramush Haradinaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A ka dhënë Albena Reshitaj dorëheqje nga AAK-ja? Flet Ramush Haradinaj

    Insajderi
    16 August 2021 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar nëse deputetja Albena Reshitaj është pjesë e AAK-së apo jo

    Haradinaj sot në një konferencë për media ka prezantuar kandidatët e AAK-së për kryetarë komunash.

    I pyetur nëse deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, do të qëndrojë në këtë parti, apo do të jetë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Suharekës, Haradinaj tha se Reshitaj vazhdon të jetë në AAK.

    “Albena është kolege e jona në Aleancë, kryetari Muharremaj bashkëpunon rregullisht, në baza të rregullta. Kemi pasur një ndarje në bindjen tonë për votë, qysh e dini. Nuk ka ndryshu asgjë në qëndrimet që kemi pasur atëherë, mendojmë se ka qenë gabim dhënia e kaq shumë pushteti një grupimi politik, pra të gjitha pushteteve”, ka deklaruar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark