Insajderi
Botë

A ka gisht Rusia në rrjedhjet e gazit në “Nord Stream?” Biden refuzon të përgjigjet

Insajderi
29 September 2022 - 21:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A ka gisht Rusia në rrjedhjet e gazit në “Nord Stream?” Biden refuzon të përgjigjet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I pyetur drejtpërdrejt të enjten mbrëma nëse fajëson Rusinë për rrjedhjet e gazit të kësaj jave në gazsjellësin “Nord Stream”, presidenti i SHBA Joe Biden nuk pranoi të komentojë. Biden u pyet ndërsa fliste në selinë e FEMA-s në Uashington për mënyrën sesi qeveria iu përgjigj stuhisë tropikale Ian.

“Le të qëndrojmë me këtë, në rregull?” Tha Biden kur u pyet nga një gazetar nëse ai e konsideronte Rusinë përgjegjëse për dëmin.

Ndërsa gazetarët këmbëngulnin më tej, presidenti amerikan shtoi: “Ka shumë çështje të rëndësishme ndërkombëtare, por ne jemi këtu për të folur për Amerikën. Faleminderit.”

Kujtojmë se rrjedhjet janë ende duke u hetuar. Zyrtarët amerikanë thonë se nuk kanë ende një shpjegim të plotë për atë që ndodhi. Disa ditë pasi shpërthimet u duk se u shkaktuan tre rrjedhje të ndara dhe të njëkohshme në të dy tubacionet.

Rrjedhjet janë përshkruar nga shefi i NATO-s dhe disa liderë evropianë si “akte sabotimi”. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark