Insajderi
Show

A ka marrë fund shoqëria mes Mirit dhe Rogertit?

Insajderi
27 April 2026 - 18:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A ka marrë fund shoqëria mes Mirit dhe Rogertit?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkas për këto zëra të fundit u bë një detaj që nuk u shpëtoi fansave vigjilentë të formatit: djemtë nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

Megjithatë, burime të sigurta pranë tyre kanë konfirmuar për Prive By Liberta Spahiu se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.

Loja ka mbetur aty ku u luajt, brenda shtëpisë, dhe ata vazhdojnë të ruajnë një komunikim krejtësisht normal edhe pas xhirimeve të “Post Big Brother”, i cili u transmetua me dy episode këtë të martë.

E vërteta është se ai “unfollow” ka ndodhur gjatë përplasjeve brenda lojës, nga vetë personat që menaxhonin llogaritë e tyre gjatë qëndrimit, dhe këto detaje teknike thjesht nuk janë rregulluar ende.

Ndërkohë, Rogerti solli sonte këngën e tij të re në bashkëpunim me Don Phenom, ku nuk ka hezituar të përmendë Selin. E vetmja e vërtetë “dixhitale” është se Rogerti ka hequr nga lista e personave që ndjek vetëm Shendritin, menjëherë pas një debati të ashpër që patën në studion e Post-it. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark