“A keni fol ma me Radojçiqin”, Frashër Krasniqi i del në rrugë Mimoza Kusarit – ky është reagimi i saj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “A keni fol ma me Radojçiqin”, Frashër Krasniqi i del në rrugë Mimoza Kusarit – ky është reagimi i saj

    Insajderi
    02 August 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate ka takuar në rrugë Shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilën, të cilës ia ka bërë disa pyetje lidhur me audio-incizimin e publikuar në media ku dëgjohet duke folur me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe ku ai i përmend një bisedë që thotë se ajo e ka realizuar me Radojiçiqin.

    Ai ka publikuar një video ku shihet duke e pyetur Kusari-Lilën nëse po koordinohen ende me Millan Radojiçiqin, i cili akuzohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kusari-Lila shihet duke qeshur dhe herë pas herë flet diçka, por që nuk dëgjohet se çka thotë.

    “E pyeta, a janë duke u koordinu hala me Radojçiqin 👇👇👇. Nuk m’u përgjigj. Por heshtjen e saj e mora si pohim. Sepse Qeveria Kurti veç n’publik është kundër Serbisë. Veç kur i duhet Serbia për me i sulmu ata që mendojnë ndryshe. Ama koordinimin me Radojçiqin e ka në nivel 😉”, ka shkruar Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark