×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    A mori Konjufca leje për intervistë nga Dejona Mihali?

    Insajderi
    09 March 2023 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryekuvendari, Glauk Konjufca në një intervistë ka folur për aktivisten dhe zyrtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila sipas deputetit, Haki Abazi ngufatë zërin e deputetëve dhe kontrollon e menaxhon grupin parlamentar dhe vendimmarrjet.

    Konjufca, u pyet të mërkurën mbrëma nëse ka marrë leje për intervistën e zhvilluar në ATV.

    Kryekuvendari fillimisht u shpreh se nuk po e kupton këtë pyetje. Megjithatë, theksoi se i ka parë kritikat që kanë shkuar në adresë të Mihalit, të cilën ligjvënësi Abazi e kishte quajtur “masha e kontrollit” të deputetëve të  LVV-së.

    Sidoqoftë, Konjufca tha se kritikat nuk ia determinojnë atij pyetjet. Theksoi se nuk qëndrojnë ‘aspak’ pretendimet për një gjë të tillë.

    “Unë nuk po e kuptoj këtë pyetje. Kritikat i kam parë. Kritikat nuk m’i determinojnë mua pyetjet. Jo aspak”, shtoi ai në një intervistë të zhvilluar mbrëmë.

    Kush është Dejona Mihali? 

    Ndonëse nuk është aq emër i njohur për publikun kosovar, Mihali është një nga aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ajo nuk ka paraqitje në media, por shihet shpeshherë në fotografitë zyrtare me ministra të ndryshëm të Qeverisë Kurti, edhe pse nuk ka ndonjë funksion publik në ekzekutiv.

    Por, ajo është një nga figurat më të rëndësishme në LVV, teksa mban funksionin e anëtares së kryesisë.

    Bazuar në ueb-faqen zyrtare të partisë në pushtet, ajo është  ‘Koordinatore e Komiteteve‘ në LVV. Këtë pozitë thuhet se e mban që nga viti 2016, raporton Paparaci.

    Ndërkohë, në ueb-faqen e LVV-së në Shqipëri, nuk jepen aq shumë informacione për të, ngjashëm si në Kosovë.

    Ajo çfarë është publike figuron se Mihali studimet universitare e pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofi-Sociologjisë

    “Dejona Mihali lindi në Tiranë në vitin 1980. Studimet universitare e pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofi-Sociologjisë. Pas studimeve ka ligjëruar në universitet dhe ka drejtuar programe universitare. Ka marrë pjesë në projekte studimore, e përkthime të fushës. Është koordinatore e komiteteve profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet aty.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark