×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A po dëgjohet Kurti? Bullgaria dërgon 100 trupa në Kosovë

    Insajderi
    21 March 2024 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth 100 ushtarë bullgarë do të vijnë në Kosovë në kuadër të misionit të NATO’s në Kosovë, KFOR.

    Kështu ka raportuar mediumi bullgar ‘Radio Bulgaria’ mëngjesin e së enjtes, duke paralajmëruar një ceremoni para dërgimit të kontigjentit ushtarak prej 100 ushtarësh, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Sot në Yambol do të mbahet dërgimi ceremonial i një kontingjenti ushtarak prej rreth 100 ushtarësh, të cilët do të kryejnë detyra për Forcën e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë (KFOR). Ceremonia do të zhvillohet në orën 10:30 në sheshin qendror përballë ndërtesës së bashkisë”, thuhet në raportim.

    “Kontingjenti ka përfunduar stërvitjen në Batalionin e 42-të të Mekanizuar, Yambol dhe zyrtarisht është shpallur “gati luftarake” nga Ministria e Mbrojtjes”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pakënaqësi për numrin e ushtarëve të KFOR’it në vend.

    Shefi i Qeverisë tha se ndonëse prania e trupave ishte “substanciale” në veri, në përgjithësi ajo nuk është rritur “shumë” dhe është “përgjithësisht simbolike”.

    “Për shkak të kërcënimit që Serbia po na paraqet dhe për shkak të lidhjeve të shumta me Kremlinin, të kemi më shumë kapacitete dhe aftësi për ushtrinë dhe policinë tonë dhe më shumë trupa të NATO-s do të rriste sigurinë e vendit tonë dhe të rajonit”, theksoi Kurti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark