A po kthehet Covid-19?- mjeku shqiptar: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma – Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    A po kthehet Covid-19?- mjeku shqiptar: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma

    Insajderi
    05 September 2023 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekspertët e shëndetësisë në të gjithë botën po mbajnë një sy vigjilent mbi llojin “Pirola” të Covid-it, që po përhapet me shpejtësi.

    I njohur shkencërisht si BA.2.86, varianti, një spin-off i ri i Omicron, është alarmues i ekspertëve për shkak të 35 mutacioneve në përbërjen e tij.

    Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha për Euronews Albania se pritet qarkullim më i lartë i këtij infeksioni në vjeshtë, me të njëjtat simptoma.

    “Të gjitha variantet e COVID kanë të njëjtat simptoma, mbetet si çdo variant tjetër i rrezikshëm për moshat e thyera. Aq shumë sa janë variantet në fund i njëjti bëhet dominant. Kur vjen puna te spitalet është tjetër gjë tjetër se shuma dërrmuese e popullatës e ka kaluar këtë sëmundje. Te ne kemi mbrojtjen natyrore se shumica e kanë kaluar një herë dhe e dyta është vaksinimi”, tha Alimehmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark