×
  • Lajme
  • Insajderi

    “A robt jau q****” – Konjufca, Abelard Tahirit: Kërko falje

    Insajderi
    28 April 2022 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri të kërkojë falje për gjuhën ofenduese të përdorur sot në Kuvend.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Tahirit i cili kërkoi falje duke u arsyetuar se ka qenë nën afekt të situatës.

    “Nëse ka qenë ka qenë nën afekt, por në asnjë rrethanë kjo nuk është drejtuar tek asnjë deputet. Kushdo që mundet me u ndi i ofenduar, i kërkoj falje. Dhe gjithë atyre që na kanë shiku. Në asnjë rrethanë s’ka qenë me qëllim.”, ka thënë Tahiri përcjell Insajderi.

    Tahiri u dëgjua duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau q….”, derisa vazhdon ti bie tavolinës me gotë.

    Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin.

    Krejt kjo situatë u shkaktuar pas përplasjes me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark