Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë cilësuar të vonuar iniciativën e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të diskutuar lidhur me reformën zgjedhore.
Në një konferencë për media ku folën Pal Lekaj nga AAK dhe Valdete Bajrami nga Nisma, u tha se këto dy parti nuk do të bëhen pjesë e lojërave të presidentit the se kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
Bajrami ka thënë se vet Thaçi ka qenë “penguesi kryesor” i kryerjes së kësaj reforme zgjedhore në të kaluarën ndërsa Lekaj ka thënë se partia e tij ka pritur që presidenti t’i thërras ata për të folur për zgjedhje të parakohshme./Insajderi.com