×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK e paqartë për takimin e radhës te presidentja

    Insajderi
    09 February 2016 - 20:38

    Pjesëmarrja në takimin tjetër i paralajmëruar nga presidenca për të mbledhur në një tryezë opozitën dhe pozitën, për AAK-në është ende e paqartë.

    Përderisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për Zona B në Klan Kosova citohet të ketë thënë se nuk do të shkojë në takimin e radhës tek Presidentja Atifete Jahjga, për t’u takuar sërish me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, numri dy në AAK, Blerim Kuqi nuk e përjashton mundësinë e marrjes pjesë në takim.

    Në një intervistë në kanalin e tretë të televizionit publik, Kuqi tha se AAK do të shkonte në takimin e presidencës vetëm nëse në atë takim merret vendim për zgjedhje.

    “Në takim marrim pjesë vetëm nëse aty bëhet fjalë për zgjedhjet e parakohshme”, ka thën Kuqi në Info 3, raporton Insjaderi.

    Sipas Kuqit nëse zgjedhjet nuk janë opsion, atëherë opozita do të vazhdon me bllokimin e punës së Kuvendit dhe me protesta.

    “Zgjedhjet janë zgjidhje e vetme për opozitën e bashkuar. Po mundohemi ta bindim edhe faktorin ndërkombëtarë për këtë çështje”, ka thënë Kuqi.

    Sipas tij, pikërisht për hirë të ndërkombëtarëve Haradinaj ka shkuar në takimin e parë me presidentes.

    “Duhet të presim reflektimin edhe të pozitës edhe të ndërkombëtarëve për këtë çështje”, ka thënë Kuqi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark