AAK e shqetësuar me vendimin, kërkon kthimin e Haradinajt në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK e shqetësuar me vendimin, kërkon kthimin e Haradinajt në Kosovë

    Insajderi
    12 January 2017 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë.

    AAK konsideron se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.

    “Ne apelojmë tek organet e dreqësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi”, thuhet në reagim.

    Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të Haradinajt në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për Haradinajn të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, siç e meriton vetë lideri i AAK-së.

    “Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i iniciuar me flet-arrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt”, thuhet në reagim.

     

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=5MXp33y5Jh4″/]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark