AAK: Haradinaj u kidnapua politikisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Haradinaj u kidnapua politikisht

    Insajderi
    26 February 2017 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, arrestimin e liderit të saj, Ramush Haradinaj, e kanë konsideruar kidnapim të pastër politik.

    “Ndaljen e mëtejshme të kryetarit Ramush Haradinaj në Francë, tash e tutje e konsiderojmë kidnapim të pastër politik. Haradinaj është ndaluar në Francë pas ndërhyrjes së Serbisë dhe në bashkëpunim me kundërshtarët e Kosovës”, thuhet përmes një komunikatë për media nga AAK.

    Sipas AAK-së, “mbajtja e Haradinaj nuk ka asnjë lidhje as me drejtësinë as me të shkuarën e tij, por me qëndrimet e tij parimore në raport me zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën”, raporton Insajderi.

    AAK gjithashtu thotë se “kjo farsë gjyqësore me Haradinajn duhet të marrë fund menjëherë.

    “Kërkojmë nga autoritet franceze që të mos vihen në shërbim të Serbisë, e cila është kthyer në mendësinë e vjetër dhe po donë që sërish të shkaktojë trazira në Ballkan”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, AAK ka kërkuar nga autoritet e Kosovës ta marrin me urgjencë ndaljen e liderit të saj.

    “Autoritetet e Kosovës ndërkaq, duhet që me urgjence të vihen në lëvizje, sepse ndalja e Haradinajt nuk ka të bëjë me individin por është sulm ordiner mbi të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. AAK dhe shqiptarët, nuk do të qetësohen përderisa ai të mos i kthehet vendit të tij dhe punëve që e presin në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

    “Kosova ka nevojë për Ramush Haradinajn dhe prandaj askush nuk ka të drejtë që ta pengojë atë që të punojë për vendin e tij. Nëse institucionet e Kosovës do të rezultojnë të pafuqishme në veprim, atëherë fatet e kësaj çështjeje do t’i marrë në dorë populli. Kosova ka dhënë boll për stabilitetin rajonal dhe nuk mund të japë më”, vazhdon reagimi i AAK-së.

    Ramush Haradinaj është ndalur nga shteti francez me 4 janar të këtij viti, sipas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark