Insajderi
Lajme

AAK i thotë jo bashkëpunimit me Kurtin: Ose qeveri me partitë ish-opozitare ose zgjedhje

Insajderi
14 October 2025 - 16:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AAK i thotë jo bashkëpunimit me Kurtin: Ose qeveri me partitë ish-opozitare ose zgjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se partia e saj nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje për qeverinë e re.

Ajo riktheskoi se AAK është pro një qeverie me partitë ish-opozitare, në të kundërtën, sipas saj, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Ne si Aleancë kemi qenë tepër të qartë me deklarime qysh prej përfundimit të këtyre zgjedhjeve. Ne kemi thënë që s’bëjmë, jemi për qeverinë e ish-partive opozitare, përndryshe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Jo, nuk pranojmë të jemi pjesë e qeverisë së Albin Kurtit.”, tha Kadriaj.

Kadriaj, po ashtu, u shpreh kundër një Qeverie Kurti 3, duke renditur arsyet pse e mendon një gjë të tillë.

“Jo nuk duhet të ketë për shkak të performancës së keqe, për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të sanksionit nga Bashkimi Europian, për shkak të izolimit, të gjithë të këqijave, aferave korruptive, izolimit të vendit, për shkak të keqqeverisjes, shtrenjtimit të energjisë elektrike”, deklaroi Kadriaj./21Media


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark