Insajderi
Lajme

AAK-ja e prerë për koalicion me VV-në

Insajderi
02 April 2025 - 19:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AAK-ja e prerë për koalicion me VV-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë.

Në takim sipas njoftimi është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahen në tetor, shkruan Insajderi.

AAK-ja tha se në këtë momentum të ri politik, konfirmojnë qëndrimin për formimin e një qeverie nga opozita.

“Në këtë momentum të ri politik, pas caktimit të datës për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur për formimin e një qeverie nga opozita, si alternativa më e mirë për vendin”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark