AAK ka mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK ka mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

    Insajderi
    06 January 2017 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, lidhur me ndalimin e kryetarit të saj Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

    Zëdhënësi i AKK-së Muharrem Nitaj tha për Insajderin se përmes kësaj senace do të kërkojnë që Ramush Haradinaj të trajtohet si interes shtetëror dhe të pezullohen urgjentisht bisedimet me Serbinë.

    “Grupi parlamentar i AAK –së e ka bërë sot një kërkesë për mbajtje urgjente të një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do të diskutohet situata pas mbajtjes së Ramush Hararadinajt në Francë”.

    “Kjo seancë do të ketë disa kërkesa por dy më kryesoret janë që shteti i Kosovës duhet ta trajtoj si interes shtetëror kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë dhe urgjentisht t`i pezulloj bisedimet me Serbinë dhe të krijoj një mekanizëm i cili do të merret me studimin e rrethanave dhe modaliteteve se si duhet t`i qasemi negociatave me Serbinë”, tha Nitaj, për Insajderin.

    Nitaj tha se dita e mbajtjes së kësaj seance, që sipas tij është mbështetur edhe opozita në bllok dhe shumë deputet nga partitë në pushtet, ende nuk dihet.

    “AAK e ka përkrahjen nga opozita dhe nga shumë të interesuar nga qeveria që tashmë ka marrë nënshkrimin dhe varet nga kryesia e kuvendit se kur do të mbahet kjo seancë”, ka thënë në fund Nitaj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark